Managed IT · Siguri kibernetike · Kosovë

IT e sigurt, pa ndërprerje.
Ju fokusohuni te biznesi.

Trevion monitoron, mbron dhe mirëmban kompjuterët, rrjetin dhe të dhënat e kompanisë suaj 24/7, në distancë dhe me një çmim fiks mujor. Pa punësuar askënd.

Nga €200 në muaj · Pa kontratë afatgjatë · Mbështetje në shqip

Monitorim 24/7
Siguri në çdo paketë
Çmim fiks mujor
Pa kontratë afatgjatë

FALASPër çdo klient të ri

Auditim falas i infrastrukturës fizike dhe sigurisë

Vijmë në zyrën tuaj, kontrollojmë gjithçka dhe ju japim një raport të qartë me rreziqet dhe hapat e rekomanduar. Pa kosto dhe pa obligim. Raporti mbetet i juaji, edhe nëse nuk punojmë kurrë bashkë.

Rezervo auditimin falas
  • Firewall dhe router
  • Rrjeti Wi‑Fi dhe mysafirët
  • Kompjuterët dhe përditësimet
  • Email dhe Microsoft 365
  • Backup-i dhe rikthimi
  • Rack, kabllimi dhe UPS

Shërbimet

Një ekip i tërë IT, pa e punësuar

Gjithçka që i duhet një zyre moderne për të punuar pa ndërprerje dhe pa rrezik.

Helpdesk IT

Mbështetje për stafin në distancë: kompjuterë, printerë, email, aplikacione dhe punonjës të rinj.

Siguri kibernetike

Antivirus dhe EDR, monitorim SIEM, mbrojtje nga phishing dhe ransomware, trajnim i stafit.

Rrjeti dhe firewall

FortiGate, Cisco Meraki, MikroTik, Aruba: konfigurim, VPN, Wi‑Fi i ndarë dhe monitorim.

Backup dhe rikuperim

Backup automatik i kompjuterëve, serverëve dhe Microsoft 365, i testuar rregullisht.

Microsoft 365 dhe email

Llogari, MFA, Teams, OneDrive, siguri e email-it dhe migrime pa humbje të dhënash.

Projekte IT

Zyrë e re, migrim firewall-i, rrjet Wi‑Fi ose auditim i thellë sigurie, me çmim të qartë.

Paketat mujore

Zgjidhni nivelin që i përshtatet biznesit tuaj

Çmim fiks sipas numrit të pajisjeve. Zgjidhni numrin e kompjuterëve tuaj:

Essential

Për zyra të vogla

€200/ muaj

  • Monitorim 24/7 me platformë profesionale RMM
  • Përditësime automatike (patch management)
  • Antivirus dhe mbrojtje endpoint
  • Mbështetje në distancë, E Hënë–E Premte 08–17
  • Tiketa me email dhe ndjekje statusi
  • Raport mujor për gjendjen e sistemeve

Përgjigje brenda 8 orëve

Zgjidh Essential
MË E ZGJEDHURA

Professional

Për biznese në rritje

€350/ muaj

Gjithçka nga Essential, plus:

  • Mbështetje e pakufizuar në distancë
  • Backup dhe rikuperim i të dhënave
  • Menaxhim firewall dhe rrjeti
  • Microsoft 365 dhe siguri e email-it
  • 1 vizitë on-site në muaj
  • Rishikim sigurie çdo 3 muaj

Përgjigje brenda 4 orëve

Zgjidh Professional

Secure

Për të dhëna të ndjeshme

€550/ muaj

Gjithçka nga Professional, plus:

  • EDR/XDR me monitorim të avancuar
  • SIEM dhe analizë e logeve
  • Trajnim anti-phishing për stafin
  • Mbështetje 24/7 për raste kritike
  • Vizita on-site sipas nevojës
  • Plan vjetor IT dhe auditim sigurie

Përgjigje brenda 1 ore për raste kritike

Zgjidh Secure

Çmimet nuk përfshijnë TVSH. Pajisje = kompjuter ose laptop. Serverët: €50/muaj secili. Licencat e palëve të treta (p.sh. Microsoft 365) dhe pajisjet ofertohen veçmas. Ndalim me 30 ditë njoftim.

Pse IT në distancë

Më shpejt, më e sigurt dhe më e lirë se një IT në zyrë

Një ekip i tërë me çmimin e një pjese të rrogës, që nuk shkon me pushime dhe nuk e merr dijen me vete kur largohet.

KrahasimiIT i punësuarIT sipas thirrjesTrevion
KostojaRrogë e plotë, kontribute dhe pushime çdo muajPaguani çdo thirrje dhe çdo orëÇmim fiks mujor, nga €200
ShpejtësiaVaret nëse është në zyrëPritni orë ose ditë për teknikunLidhemi në distancë brenda minutash
QasjaRregullon kur dikush ankohetVjen vetëm pasi diçka prishetProaktive: problemet kapen para se t’ju ndalojnë
DisponueshmëriaNjë person, me pushime dhe ditë sëmundjejeKur tekniku ka kohëEkip dhe monitorim 24/7
DokumentimiNë kokën e tijZakonisht asnjëI shkruar dhe i juaji
Siguria kibernetikeVaret nga njohuritë e një personiRrallë përfshihetE përfshirë në çdo paketë

Keni tashmë një IT? E mbajmë dhe e forcojmë: i japim mjetet, monitorimin dhe mbështetjen e nivelit të dytë (co-managed IT).

Si funksionon

Nga auditimi te qetësia, në katër hapa

  1. Auditimi falas

    Vijmë në zyrë dhe kontrollojmë rrjetin, sigurinë, backup-in dhe pajisjet.

  2. Raporti dhe oferta

    Brenda 5 ditëve: rreziqet kryesore, çka rekomandojmë dhe një çmim i qartë.

  3. Onboarding në 1 javë

    Instalojmë agjentët, dokumentojmë gjithçka dhe aktivizojmë backup-in.

  4. Mbështetje çdo ditë

    Hapni tiketë me email ose telefon; monitorimi kap shumicën e problemeve para jush.

Rreth nesh

Trevion – Technology & Engineering

Trevion është kompani kosovare për IT support dhe siguri kibernetike. Ekipi ynë ka përvojë shumëvjeçare në IT support, administrim rrjeti dhe sistemesh, dhe siguri kibernetike.

Kemi bashkëpunuar me kompani amerikane dhe kanadeze duke mbështetur klientët e tyre në distancë. Tani i sjellim të njëjtat standarde edhe për bizneset në Kosovë.

FortiGateCisco MerakiMikroTikArubaMicrosoft 365Windows ServerEDR / XDRSIEMSynology

Kujt i shërbejmë

Klinika dhe ordinancaZyra ligjoreKontabilistëCall center dhe outsourcingLogjistikëKolegje dhe shkollaOJQHotele dhe restorante
Flasim shqip, pa zhargonRaporte dhe përgjigje të qarta, që i kupton çdo pronar.
Gjithçka e dokumentuar dhe e juajaFjalëkalimet dhe dokumentimi mbeten në pronësinë tuaj.
Siguria e paraLlogari të veçanta, MFA dhe log për çdo qasje te sistemet tuaja.

FAQ

Pyetjet më të shpeshta

A duhet t’i ndërrojmë pajisjet që kemi?

Jo. Punojmë me pajisjet që keni dhe rekomandojmë ndryshime vetëm kur ka rrezik ose kur ju kursen para.

Çka nëse na duhet dikush fizikisht në zyrë?

Professional përfshin një vizitë në muaj, Secure vizita sipas nevojës. Për Essential vijmë me tarifë kur problemi nuk zgjidhet në distancë.

A ka kontratë afatgjatë?

Jo. Paguani çdo muaj dhe mund ta ndërprisni me 30 ditë njoftim.

Kush ka qasje në të dhënat tona?

Vetëm ekipi i Trevion, me llogari të veçanta dhe MFA. Nënshkruajmë marrëveshje për përpunimin e të dhënave, dhe ju i zotëroni fjalëkalimet dhe dokumentimin.

Kemi tashmë një IT. A na duhet Trevion?

Shpesh po. Ai mbetet; ne i japim mjetet, monitorimin, sigurinë dhe e zëvendësojmë kur mungon.

Çka llogaritet si “pajisje”?

Çdo kompjuter ose laptop i punonjësve. Serverët kushtojnë €50 në muaj secili. Firewall-i, switch-et dhe Wi‑Fi menaxhohen brenda paketave Professional dhe Secure.

Rezervoni auditimin tuaj falas

Na shkruani ose na telefononi. Ju përgjigjemi brenda një dite pune.

Butoni hap programin tuaj të email-it me mesazhin të gatshëm.